Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Projekti ‘’ECIM ME POLICINË’’ Aktiviteti i VI-të ‘’Takimi me prindërit’’

Policia Rajonale e Ferizajt në bashkëpunim me Sektorin e Rinisë nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Ferizajt, OJQ-në ‘’Kuvendi i të rinjve të Ferizajt”, Kryetarin Rajonal të Këshillit të Prindërve, në kuadër të projektit ‘’Ecim me policinë’’ realizoi aktivitetin e VI-të ‘’ Takimi me prindërit e nxënësve të shkollave të komunës së Ferizajt’’ i cili u mbajt dje nga ora 17:00 në Amfiteatrin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj , me temë ‘’ Dukuritë negative në shkolla’’
Aktiviteti nisi me prezantimin e një raporti analitik për dukuritë negative në shkolla nga Drejtori Rajonal i Policisë, Nënkoloneli Basri Shabani dhe prezantimi për dukurinë e narkotikëve nga z. Shkelëzen Marevci, njohës i çështjeve të sigurisë.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Nënkryetari z. Lulzim Aliu dhe Drejtori i Arsimit z. Afrim Llabjani nga komuna e Ferizajt, të cilët i njoftuan të pranishmit se komuna e Ferizajt i ka marrë të gjitha masat e nevojshme në parandalim të dukurive negative në shkolla, duke caktuar edhe personel të sigurimit fizik në shkollat e komunës së Ferizajt.
Takimi u mirëprit nga prindërit e nxënësve të shkollave dhe në fund të diskutimit të hapur pati pyetje dhe komente për policinë rajonale dhe për përfaqësuesit e komunës së Ferizajt që ti shtojnë përpjekjet në parandalim të dukurive në shkolla.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje