Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Projekti ‘’ECIM ME POLICINË’’, Rajoni-Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt në bashkëpunim me Sektorin e Rinisë nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Ferizajt,  OJQ-në ‘’Kuvendi i të rinjve të Ferizajt”në kuadër të projektit ‘’Ecim me policinë’’ realizoi aktivitetin e pestë marshojmë me moton ‘’Drogat vrasin’’ i cili u mbajt sot nga ora 11:00.

Aktiviteti nisi me marshimin e nxësësve të shkollave të mesme të ulëta të komunës së Ferizajt, së bashku me aktivistë të OJQ-së ‘’Kuvendi i të rinjëve të Ferizajt’’ dhe pjesëtarë të policisë rajonale të Ferizajt, e që përshkoi rrugën nga sheshi i komunës ‘’ Adem Jashari’’ deri tek teatri i qyetetit të Ferizajt dhe aty më pas u mbajtën disa ligjerata nga shoqëria civile dhe policia rreth dukurisë negative të narkotikëve/ drogave.

I pranishëm ishte edhe  Drejtori Rajonal i Policisë Nënkoloneli Basri Shabani, i cili shkurtimisht i njoftoj së afërmi nxënësit se policia po bënë përpjekje të vazhdueshme për parandalimin dhe luftimin e dukurisë negative të drogave dhe apeloi tek qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe për dukurinë negative të drogave të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Projekti vazhdon sipas agjendës së bashkangjitur edhe në ditët në vijim!

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje