Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Projekti ‘’Vera është e bukur , por…kujdes’’

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot nga ora 12:00 në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, realizoi projektin ‘’Vera është e bukur , por…kujdes’’, ku në prani të medieve lokale u shpërdanë disa fletushka sensibilizuese me disa porosi si: parandalimi i vjedhjes nga vetura, kujdesi për veturën, kujdesi ndaj çantës, parandalimin e aksidenteve ne komunikacion, mos përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , mos përdorimi i Facebook-ut gjatë ngasjes , kujdesin ndaj zjarreve, festo pa armë, sjellja e qytetarëve në dasma e ahengje të ndryshme.
Qëllimi i kësaj fushate është sensibilizimi i qytetarëve, me synim parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve në komunikacion.
Faza e parë e shpërndarjes së fletushkave do të zgjasë deri me datën 30 qershor, ndërsa faza e dytë do të jetë nga 01 korriku me masa ndëshkuese deri ne fund të shtatorit 2022.
Kësisoj, këto fletushka do të shpërndahen edhe në komunat tjera të rajonit të Ferizajt, si në Kaçanik, Shtime , Shtërpcë dhe Hani Elezit.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-07
1
Aksidentet Fatale
16
Aksidentet Me te Lenduar
24
Aksidentet Pa te Lenduar
2143
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
12
Arrestime
9
Ne Mbajtje