Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Qytetari nga Peja dorëzon në Policinë e Kosovës një shumë parash të gjetura

Pejë, 13 dhjetor 2020
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë bënë publike rastin e dorëzimit të një portofoli (kulete) në Stacioni Policor në Pejë nga njё qytetar nga Peja. Në portofol kishte një shumë parash, kartela bankare, letërnjoftimin dhe disa dokumente tjera.

Me datё 12.12.2020 rreth orёs 13:50, njё qytetar (cigareshitёs) ka gjetur njё kuletё nё rrugёn ‘Eliot Engel’, tё cilёn e ka sjellur nё Stacionin Policor Pejё.

Pas verifikimeve të nevojshme nga ana e Policisë, ёshtё bёrё identifikimi i pronares dhe e njёjta ёshtё ftuar nё Stacionin Policor nё Pejё, e cila ka pranuar kuletën, tё hollat, kartelat bankare, letёrnjoftimin dhe dokumentet tjera.

Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për gjestin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

Urojmë që ky rast, të jetë shembull i bashkëpunimit edhe më tutje i të gjithë qytetarëve me Policinё e Kosovës.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje