Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Qytetari nga Shtimja dorëzon në polici një portofol të gjetur me dokumente dhe para

Me datën 08.09.2025, rreth orës 19:50 një qytetar nga Shtimja, S. Brahimi, ….vjeç ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në fshatin Belincë dhe e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor në Shtime.
Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i qytetarit Sh.R nga Ferizaj . Policia kontaktoi pronarin, i cili erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe shuma prej 2468.40 euro, 102 dollarë, 30 franga dhe 10 paund iu kthyen atij me procesverbal.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin S. Brahimi, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje