Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Qytetarja dorëzon kuletën e gjetur, mjetet dhe dokumentet kthehen tek pronari

Pejë, 21 gusht 2024
Më datë 21.08.2024, në Stacionin Policor të Pejës, një qytetare me inicialet F.H. dorëzoi një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë. Brenda kuletës ndodheshin të holla dhe dokumente personale:
Dyqind e tetëdhjetë (280) Euro
Pesëqind (500) franga zvicerane
Dokumente personale
Të gjitha sendet e lartcekura i janë kthyer pronarit të tyre.
Policia e Kosovës falënderon qytetaren për veprimin e saj shembullor dhe për nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare që ka treguar.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje