Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash dhe fushatash vetëdijësuese për parandalimin e dhunës në familje. Gjatë muajit qershor- 2026, janë raportuar gjithsej 18 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur si më poshtë:
– 14 raste në Ferizaj
– 2 raste në Kaçanik
– 1 rast në Shtime
– 1 rast në Hani Elezit
Edhe gjatë muajit qershor 2025, ishin të raportuara gjithsej 18 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur si vijon:
– 11 raste në Ferizaj
– 3 raste në Shtime
– 3 raste në Kaçanik
– 1 rast në Shtërpcë
Në përgjithësi, numri i rasteve të dhunës në familje gjatë muajit qershor 2026 është i njëjtë, si në muajin qershor të vitit 2025.
Ftesë për Bashkëpunim
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje.
Çdo rast mund të raportohet në këto mënyra:
– Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë
– Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
– Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406