Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Rastet e dhunës në familje në rajonin e Ferizajt

Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 24-30/07/ 2023 janë raportuar 6 raste të dhunës në familje, të gjitha në Ferizaj.
Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj 3 persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa 3 persona tjerë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.
Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.
Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje