Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Rastet e koduara “Pinku” dhe “Dora e kapur” çojnë në pranga katër të dyshuar, konfiskohen mbi 25 mijë euro para kesh dhe sasi të shumta të narkotikëve

Prishtinë, më 15 janar 2026
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, pas hetimeve dhe veprimeve në terren, në dy raste të ndara, ka arrestuar 4 persona dhe ka konfiskuar dëshmi të ndryshme.

Rasti 1
Hetuesit e DHTN-së, pas një pune operativo-hetimore në terren, në lidhje me rastin e koduar “Pinku”, me datën 14.01.2026, rreth orës 15:20, në rr. ”Xhemajl Mustafa“ Fushë Kosovë, kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin m/k i cili ishe me veturën e tij, ku është ndaluar dhe është arrestuar në flagrancë duke bërë shitblerje të substancave narkotike ndaj të dyshuarit tjetër m/k.
Gjatë kontrollit të personit të parë janë gjetur 2 qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë: 2 gramë, ndërsa gjatë kontrollit të dyshuarit të dytë dhe veturës së tij janë gjetur: 9 qese të vogla të mbushura me pluhur ngjyrë e bardhë, e dyshuar substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 4.9 gramë, 8 qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 12.7 gramë, para të gatshme në vlerë 475 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve, si dhe dy telefona celularë.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda dhe në konsultim me të është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të parë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar:
• një armë e shkurtër,
• një sasi e pluhurit të bardhë e dyshuar për narkotikë të llojit kokainë me peshë 15.8 gramë,
• 79 copë tableta të dyshuara për narkotikë të llojit ekstazi me peshë 37.7 gramë,
• një sasi e narkotikut të dyshuar të llojit kokainë ngjyrë e kuqe me peshë 2.6 gramë,
• një sasi e narkotikut të dyshuar të llojit marihuanë me peshë 322.9 gramë,
• dy peshore digjitale që shërbejnë për matje në sasi të vogla.
• qese najloni të zbrazura që shërbejnë për paketimin e narkotikëve.
Të dyshuarit, pas intervistimit të tyre, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti 2
Me datën 14.01.2026, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve (DHTN), përkatësisht Sektori Qendror për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë, ka realizuar operacionin policor të koduar “Dora e kapur”.
Gjatë këtij operacioni policor, në rrugën “Imzot Nikprelaj”, është kapur në flagrancë i dyshuari m/k, të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar 6 doza të lëndës narkotike të llojit heroinë, me peshë totale 4 gramë. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit m/k janë gjetur dhe janë sekuestruar rreth 9 gramë hashash (çokollatë) dhe 18 gramë marihuanë.
Në vijim është bastisur banesa e të dyshuarit të parë, ku janë gjetur dhe janë sekuestruar:
• substancë narkotike e dyshuar për heroinë (52 paketime me peshë totale 14 gramë),
• një pushkë gjuetie me 9 fishekë,
• para të gatshme rreth 25,160 (njëzet e pesë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) euro,
• një veturë,
• një peshore,
• dy telefona mobilë si dhe prova të tjera materiale që ndërlidhen me veprën penale.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e trafikimit me narkotikë dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë kryerësve të këtyre veprave penale.


Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje