Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Reagim/sqarim për media

Prizren, 10 gusht 2023
Me qëllim të informimit të drejtë të publikut lidhur me një shkrim të publikuar dje, ku pretendohet se ‘në sy të policisë gjuhet me armë zjarri’, sqarojmë se:
Më 08.08.2023, në Reçan të Prizrenit, gjatë zhvillimit të një gare sportive (turne në futboll), ku kishte një numër të konsiderueshëm shikuesish, e ku prezent ka qenë një patrullë policore, në finale, ka pasur festime me të cilat karakterizohen zhvillime të tilla.
Sipas policëve të cilët kanë qenë prezent, gjatë festimeve nga shikuesit ka pasur shkrepje të mjeteve piroteknike (një petarde) dhe jo gjuajtje me armë siç pretendohet në shkrimet në mediume.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje