Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

REAGIMI I KOMBINUAR – RDD 2026

Prishtinë, 3 prill 2026
Policia e Kosovës realizoi një demonstrim të avancuar operacional në kuadër të ushtrimit fushor “REAGIMI I KOMBINUAR – RDD 2026”, në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, në prani të Drejtorit të Përgjithshëm, menaxhmentit të lartë, eprorëve dhe partnerëve vendor e ndërkombëtarë FSK/EOD dhe Ambasada Amerikane.
Ushtrimi, i planifikuar gjatë dy javëve të fundit, trajtoi një skenar realist të një kërcënimi me mjet shpërthyes të kombinuar me material radioaktiv (RDD), të zhvilluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Njësitë speciale të PK-së demonstruan gatishmëri të lartë përmes reagimit të shpejtë, koordinimit ndër-njësor dhe zbatimit të procedurave standarde, duke përfshirë evakuimin, sigurimin e perimetrit, identifikimin dhe neutralizimin e kontrolluar të mjetit të dyshuar me përdorimin e pajisjeve dhe teknologjisë bashkëkohore.
Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (IEDD), në bashkëpunim me Njësinë K9, Njësinë Speciale Operative dhe Njësinë e Krim-Teknikës, me mbështetjen e ekipeve emergjente dhe zjarrfikësve, realizuan të gjitha fazat operative, përfshirë verifikimin e rrezikut radiologjik dhe procesin e dekontaminimit sipas standardeve përkatëse.
Ky ushtrim dëshmon kapacitetet e avancuara profesionale, teknike dhe logjistike të Policisë së Kosovës, si dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit me partnerët vendorë e ndërkombëtarë.
Në përfundim të ushtrimit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ndau letërfalënderime për pjesëtarët e njësisë IEDD dhe për njësitë që kontribuuan në realizimin e tij.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin e vazhdueshëm të kapaciteteve për garantimin e sigurisë publike dhe reagimin efikas ndaj çdo kërcënimi.

youtube.com/watch?fbclid=IwY2xjawRC6a9leHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEeGtIC-jkHy0Jh3Bp4xP9Ekx236d0-Csl-9qw0OL_fTD1fd45smbBzb5w-hO8_aem_XK3XlihQ2nZ035UqMaM1tw&v=8cj9Ostz39s&feature=youtu.be

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje