Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Reagimi i shpejtë dhe profesional i një zyrtari policor në mbrojtje të jetës dhe sigurisë së qytetarëve

Skenderaj, 12 gusht 2025
Një zyrtar policor jashtë orarit në rroba civile ka ndërhyrë për të parandaluar një mosmarrëveshjeje mes disa personave në fshatin Abri të Skenderajt, ku njëri nga të dyshuarit kishte ekspozuar një armë zjarri, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve përreth. Polici, duke vepruar me profesionalizëm, ka arritur që në vendngjarje të arrestoj personin e dyshuar, dhe t’i konfiskojë armën .
Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa arma e llojit pistoletë është konfiskuar si provë materiale.
Lidhur me ngjarjen, janë iniciuar raste për dy vepra penale, “Armëmbajtës pa leje” dhe Kanosje” ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje