Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Reagimi i shpejtë  i Policisë  parandalon rrezikun e hedhjes së një qytetari nga lartësia

Mitrovicë,  9 mars  2021

 Sot rreth orës 13:00, Policia në Mitrovicë ka pranuar një thirrje emergjente, për  një person  i cili po tentonte të  hidhej  nga ndërtesa e objektit të Komunës së Mitrovicës.

Mbi bazën e informacionit është reaguar me urgjencë nga njësi të ndryshme policore dhe me të  arritur në vendin e ngjarjes në rrethana të një situate të tillë, me qëllim të parandalimit dhe evitimit të rrezikut, zyrtarët policorë së bashku me disa zyrtarë të komunës, në mënyrë  profesionale iu  kanë qasur, duke komunikuar dhe  duke e bindur personin që të tërhiqej prapa.

Falë një komunikimi të bindshëm e profesional është arritur të krijohen rrethana  që personi të futet në kontroll.

Personit në fjalë i është ofruar ndihmë mjekësore në  Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas  i njëjti është dërguar tretman të mëtejmë  mjekësor në QKUK.

Policia do të vazhdojë  me trajtimin e rrethanave dhe shkaqeve që kanë të bëjnë me rastin.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje