Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Reagimi i shpejtë i zyrtarëve policor  ka rezultuar me sekuestrimin e një arme që personi i dyshuar po e ekspozonte  ndaj një personi tjetër

Mitrovicë,  27 prill  2021
Sekuestrimi i armës  është realizuar sot rreth orës 14:25 në rrugën “Rozafa” në Mitrovicën e jugut,  në kohën kurë  zyrtarët policorë  për një çast kanë vërejtur se personi i dyshuar po  ekspozonte armën në drejtim të një personi tjetër.
Zyrtarët policor mbi parimin e vlerësimit për ndërhyrje të shpejtë e profesionale, me qëllim të parandalimit  dhe mos  përshkallëzimit të situatës, kanë arritur që ta vënë  nën  kontrolle dhe  të arrestojnë personin e  dyshuar nga i cili është sekuestruar një armë e llojit “Pistoletë” me dy fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.
Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari A. H., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa pas intervistimit  me urdhër të prokurorit të rastit  i dyshuari  është ë  liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale  “Mbajtje ne pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje