Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Realizimi i planit “Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes”

Prizren 28 shtator 2021
Me qellim të zbatimit dhe mbajtjes së sigurisë në komunikacionin rrugorë, njësitë e policisë se trafikut rajonal ne Prizren kanë realizuar aktivitetin për parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve tjera në komunikacion duke realizuar planin operativ ‘Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes’, për datën 27.09.2021.
Realizimi i këtij plani është implementuar në rrugët e magjistrale, rajonale ne rajonin e Prizrenit, ku gjatë zbatimit të detyrave, zyrtarët policor, për përdorimit e celularit kanë ndaluar dhe kontrolluara transportin Publik (autobus, automjete dhe taxi) ku janë shqiptuar gjithsej 154 gjoba ,4 gjoba për mosvendosje të maskës mbrojtëse dhe 13 gjoba për mosrespektim të orarit të lëvizjes conform Vendimit të Qeverisë.
Aktivitete të tilla, përdorimi i telefonit si dhe për kundërvajtje tjera ne komunikacion e si: për tejkalim të shpejtësisë tejkalimi në vijë të plotë, do të këtë në vazhdimësi.
Andaj polica ju bën thirrje te gjithë pjesëmarrësve ne trafik qe t’u përbehen dhe ti respektoj rregullat ne trafik me qellim te krijimit te sigurisë ne komunikacionin rrugor për te gjithë! Ne te kundërt ndaj shkelësve te ligjit do te jen te pa kompromis!
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje