Ku tani kemi fluks te madh te automjeteve ne rrugë, Policia Rajonale në Prizren ka filluar me zbatimin e planit operativ “Siguria ne komunikacion”, një aktivitet i përbashkët te NJRKRR me Stacionet Policore- Prizren, Prizren-Veri dhe Suharekë nën mbështetjen e NJRSH-së .
Me qellim të zbatimit dhe mbajtjes së sigurisë në komunikacionin rrugorë, njësitë e policisë kanë realizuar aktivitetin në Komunat e rajonit te Prizrenit, ne parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve tjera në komunikacion, duke realizuar planin operativ “Siguria ne komunikacion”
Policia rajonale Prizrenit, krahas planeve tjera operative për sigurinë ne rruge, po vazhdon te sanksionoj kundërvajtësit ne trafik, ku gjate 24 orëve për kundërvajtje te ndryshme ndaj kundërvajtësve ne trafik ka shqiptuar 265 gjoba.
Ky aktivitet i Policisë, me masa te shtura , ka për qellim te parandalimit te aksidenteve ne komunikacionin rrugor dhe i fton qytetare qe te bashkëpunojnë me policinë. Për te gjitha kundërvajtje qe mund te shkaktohen ne komunikacion, ku qytetaret mund te dërgojnë informatat (foto dhe sekuenca) ne adresat tona elektronike te policisë (te dhënat e tyre do te ruhen me kofidencialitet te plot).