Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Realizimi i planit “Siguria në komunikacion”

Prizren, 25 tetor 2021
Me qëllim të zbatimit dhe mbajtjes së sigurisë në komunikacionin rrugorë, njësitë e policisë nga komunikacionit rrugor dhe njësitë tjera kanë realizuar aktivitetin në rajonin e Prizrenit, për parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve tjera në komunikacion, duke realizuar planin operativ “Siguria në komunikacion”, plan në vazhdimësi.
Realizimi i këtij plani është kryer nga njësitë e specializuara, duke identifikuar shkeljet dhe kundërvajtjet në komunikacion, mbikëqyrjen dhe kontrollin e komunikacionit me radar, zonat me rrezikshmëri dhe, krijimin e pikave të kontrollit në zona me kufizim shpejtësie sidomos në vendbanime.
Gjatë zbatimit të detyrave për kundërvajtje si: pa rrip të sigurisë, përdorimi i telefonit, mungesa e dokumenteve, parking i palejuar, pa gjendje teknike të rregullt (drita), tejkalimi në vende ta ndaluar, tejkalimi i shpejtësisë, keqpërdorim të targave të automjetit etj., policia ka shqiptuar 487 tiketa trafiku gjatë fundjavës.
Aktivitete të tilla për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe kundërvajtje tjera në komunikacion të cilat rrezikojnë pjesëmarrësit tjerë, duke pasur për qëllim parandalimin e aksidenteve e sidomos ato me fatalitet, policia rajonale në Prizren do të veprojë në të gjithë rajonin me qëllim që të kemi siguri në rrugë, duke parandaluar përmes kontrollit dhe mbikëqyrjes, njëkohësisht duke marrë masat sanksionuese dhe plotësuese për kundërvajtësit të cilat shkelin rregullat në bazë të ligjit të komunikacionit rrugor.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje