Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Realizimi i planit “Siguria në komunikacion” dhe, masat anti-covid19

Prizren, 09 nëntor 2021
Në vazhdim të zbatimit të masave të sigurisë në komunikacionin rrugorë, njësitë e policisë te komunikacionit rrugor dhe njësitë tjera kanë realizuar aktivitetin në rajonin e Prizrenit, në parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve tjera në komunikacion, janë në vazhdimësi duke realizuar planin operativ “Siguria në komunikacion”, si dhe zbatimin e masave anti-covid-19.
Realizimi i këtij plani po kryhet nga të gjitha stacionet dhe njësitë në rajonin e Prizrenit.
Gjatë zbatimit të detyrave për kundërvajtje si: pa rrip të sigurisë, përdorimi i telefonit, mungesa e dokumenteve, parking i palejuar, pa gjendje teknike të rregullt (drita), tejkalimi në vende ta ndaluar, tejkalimi i shpejtësisë, keqpërdorim të targave të automjetit etj., policia ka shqiptuar 394 tiketa trafiku, gjithashtu janë marrë masat plotësuese dhe mbrojtëse, ndërsa për moszbatim të masave covid-19 janë shqiptuar 89 fletëparaqitje, prej periudhës brenda 48 orëve.
Aktivitete të tilla për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe masave për zbatimin e ligjit dhe udhëzimit për masat e përgjithshme dhe të veçanta për pandeminë Covid19, do të jenë në vazhdimësi.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje