Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Realizimi i urdhëresave të gjykatave ne rajonin e Prizrenit

Prizren, 22 prill 2024
Drejtoria Rajonale e policisë ne Prizren, në bazë të planit operativ realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, gjatë periudhës kohore 15.04.2024 deri me 19.04.2024 ka realizuar 47 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Me ketë rast policia rajonale e Prizrenit i falënderojmë qytetaret për bashkëpunim me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ ose për mes numrit të telefonit 192 dhe 029 244-355.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje