Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Rreth orës 12:00 është raportuar për një rrahje në progres në rrugën ‘’Nëna Terezë’’ në Fushë Kosovë

Rreth orës 12:00 është raportuar për një rrahje në progres në rrugën ‘’Nëna Terezë’’ në Fushë Kosovë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestoj katër persona të dyshuar të implikuar në rastin në fjalë, dhe të njëjtit i ka shoqëruar për në stacionin policor.

Nga informatat fillestare dyshohet që deri te rrahja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje për çështje parkingu.

Deri më tani dy persona kanë kërkuar trajtim mjekësor, përderisa policia ka iniciuar një hetim lidhur me ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje