Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Së bashku kundër bullizmit në shkolla

Njësia e Komunitetit e cila vepron në kuadër të Stacionit Policor në Malishevë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, dje më datë 17.11.2021 në vazhdën e ligjërimeve vetëdijesuese, ka mbajtur dy ligjërata në dy shkolla fillore në kuadër të projektit “Së bashku kundër bullizmit në shkolla”.
Ligjëratat janë realizuar në bashkëpunim me DKA-në dhe stafin e shkollave, SHFMU “Labinot Krasniqi“ në fshatin Mirushë, me nxënësit e klasave të VII-ta, dhe në SHFMU “Migjeni “, në fshatin Lubizhdë me klasat e VI-ta dhe të VII-ta.
Projekti ka për qëllim vetëdijesimin e nxënësve, personelit arsimor dhe prindërit rreth këtij fenomeni si dhe pasojat që mund të shkaktojë tek fëmijët, si dhe mundësinë e parandalimit të kësaj dukurie në mënyrë që të gjithë fëmijët të trajtohen me dinjitet duke promovuar një mjedis jo abuziv në shkolla.
Projekti do të implementohet edhe gjatë ditëve në vazhdim në shkollat fillore të Komunës së Malishevës.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje