Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen 14 motoçikleta nga Policia nё Pejё

Pejë, 23 maj 2025
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, ka hartuar planin operativ “Motoçikletat 2025”, i cili ёshtё duke u realizuar nga data 20.05.2025, nё qytetin e Pejёs.
Nё kёtё plan operativ, i cili ёshtё duke vazhduar edhe nё ditët nё vijim, janё tё angazhuar zyrtarë nga Stacioni Policor Pejё dhe Njёsia Rajonale e Komunikacionit Rrugor DRP Pejё.
Gjatё realizimit tё kёtij plani janё sekuestruar:
• katёrmbёdhjetё (14) motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar gjoba pёr kundёrvajtjet: mosposedimi i lejes pёr vozitje, mosposedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera,
Janё shqiptuar dyzetё (40) gjoba ndaj këtyre kundёrvajtёsve.
Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës. Krejt kjo në të mirë të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, e veçanërisht tek ngasësit e motoçikletave, tё respektojnë rregullat e komunikacionit.
Statstikat e përgjithshme: 2025-06-10
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
52
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
16
Ne Mbajtje