Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen 40 motoçikleta nga Policia nё Pejё

Pejë, 7 maj 2024
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, ka hartuar planin operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”, i cili ёshtё realizuar nё kёtё vikend me datat 4 dhe 5 maj 2024, nё qytetin e Pejёs.
Nё kёtё plan, i cili ёshtё duke vazhduar edhe nё ditët nё vijim, janё tё angazhuar zyrtarë nga tё gjitha njёsitet e DRP Pejё.
Gjatё datave tё lartcekura nga njёsitet e DRP Pejё, janё sekuestruar:
• dyzet (40) motoçikleta tё llojeve tё ndryshme,
Ndёrsa pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mosposedimi i lejes pёr vozitje, mosposedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera.
Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës. Krejt kjo në të mirë të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje