Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen 7 motoçikleta në afërsi të shkollave – Policia intensifikon zbatimin e planit “Siguria në shkolla”

Prizren, 01 Tetor 2025
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Prizren, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Siguria në shkolla”, ka intensifikuar aktivitetet parandaluese që nga fillimi i vitit shkollor, me qëllim të rritjes së sigurisë për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.
Një ndër rreziqet e evidentuara është drejtimi i motoçikletave në afërsi të objekteve shkollore dhe në zona me frekuentim të lartë të nxënësve. Me qëllim të parandalimit të incidenteve dhe rritjes së sigurisë, patrullat policore të Stacionit Policor në Prizren kanë ndërmarrë kontrolle të rregullta ndaj drejtuesve të motoçikletave.
Gjatë këtyre kontrolleve:
• Janë shqiptuar gjoba ndaj kundërvajtësve për shkelje të rregullave të trafikut.
• Janë sekuestruar 7 (shtatë) motoçikleta, kryesisht për mungesë të regjistrimit adekuat dhe drejtim pa patentë shofer.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë për nxënësit, mësimdhënësit dhe qytetarët në përgjithësi, duke vazhduar me aktivitete të përditshme në terren.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje