Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen armë në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.
Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot nga hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës, është arrestuar një person të cilit gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i kanë gjetur dhe sekuestruar :
-një pushkë automatike AK47,
-një elektroshok
– një karikator
-69 fishekë
– një thikë etj.
Ndaj prsonit të dyshuar:
B.H. mashkul 31 vjeç,
në konsultim me prokurorin e shtetit është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që i është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-07
1
Aksidentet Fatale
16
Aksidentet Me te Lenduar
24
Aksidentet Pa te Lenduar
2143
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
12
Arrestime
9
Ne Mbajtje