Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen droga sintetike të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe armë Operacioni antidrogë ”SHTIGJET“, vë në pranga tre persona

Prishtinë, më 14 Prill 2024
Policia e Kosovës me njësitet e saj të antidrogës po punon me përkushtim në parandalimin dhe luftimin e veprave penale në përgjithësi, fokus i veçantë po i kushtohet luftë së pa kompromis ndaj personave të dyshuar që po merren me shitblerjen e substancave narkotike në nivel rruge apo shtigjeve të ndryshme, transportimin e tyre dhe abuzime të tjera që potencialisht po rrezikojnë jetën dhe shëndetin e të rinjve tanë.
Përveç operacionit policor të realizuar një javë më parë (7 prill 2024) në Merdar ku u kapën 20 paketime me mbi 10 kg. me substancë të dyshuar narkotike si heroinë që kapte vlerën rreth 250 mijë euro, mbrëmë me datë 13.04.2024, në orët e vona dhe gjatë natës Njësitet e antidrogës ka planifikuar dhe realizuar një tjetër operacion taktik antidrogë në Prishtinë ku janë arrestuar tre (3) persona të dyshuar, janë gjetur dhe sekuestruar drogë, armë, para, telefona dhe dëshmi tjera relevante për organet e drejtësisë.
Hetuesit policor të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prishtinë gjatë punës hetimore-operative në teren kanë pranuar informata të besueshme se në rrugën “Fehmi”Agani” në Prishtinë persona të dyshuar janë duke u marr me shitblerje të substancave narkotike të llojeve të ndryshme dhe shitjen po e bëjnë kryesisht në nivelin e shpërndarjes lokale-shtigjeve të ndryshme.
Me datën 13.04.2024 rreth orës 21:30, në funksion të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar dhe gjetjes së dëshmive antidroga e Policisë së Kosovës ka planifikuar dhe realizuar një plan të shpejt taktik ku fillimisht në Rr.”Fehmi Agani” në Prishtinë në një parking është ndaluar i dyshuari i parë me iniciale (T.T; data e lindjes: 02.09.1991), i cili është prezantuar me dokument identifikimi të falsifikuar me emër tjetër me iniciale (L.G; data e lindjes:01.06.1992) dokument i lëshuar nga një shtet tjetër dhe gjatë kontrollit të tij i janë gjetur 650 euro para të gatshme në valuta të ndryshme dhe dy telefona celular.
Në vazhdën e realizimit të operacionit policor në të njëjtin parking është identifikuar dhe ndaluar i dyshuari i dytë me iniciale (N.G; data e lindjes: 14.07.2000), me veturën e tipit Golf 8, ngjyrë e zezë me targa nga të huaja dhe të njëjtit gjatë kontrollit i janë gjetur 75 euro para te gatshme, një telefon celular dhe qelësat e një banese.
Njëkohësisht nga ekipet e antidrogës në teren është arrestuar edhe i dyshuari i tretë, me iniciale D.G; data e lindjes: 19.07.2000, i cili ndodhej afër një automjeti me ngjyrë të bardhë me targa të lëshuar nga po i njëjti shtet i huaj sikurse automjeti i të dyshuarit të dytë dhe gjate kontrollit të automjetit në derën e saj nga ana e shoferit janë gjetur dy qese të mbushura me kërpudha të dyshuara narkotike me peshë 3.9 gram .
Lidhur me operacionin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe në konsultim me të, është proceduar dhe ka vazhduar operacioni i bastisjes dhe kontrollit në Rr.”Fehmi Agani” në banesën e të dyshuarit me iniciale (T.T; data e lindjes: 02.09.1991), e cila dyshohet se ka qenë në shfrytëzim nga tre të dyshuarit e lartpërmendur me iniciale.
Gjatë realizimit të kontrollit në banesë janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë/provat materiale si në vijim:
• Nëntëmbëdhjetë (19) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kërpudha me peshë totale: 38.9 gram,
• Pesë (5) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit TUSI (droge e re) me peshë totale: 26.6 gram
• Nëntëmbëdhjetë (19) qese me 518 tableta në formë dhe ngjyra të ndryshme të dyshuara për narkotik të llojit EXTAZY me peshë: 245.9 gram
• Shtatë (7) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë: 502.4 gram
• Një (1) cigare e mbështjellë me narkotik të llojit Marihuanë me peshë: 0.7gram
• Njëzet e katër (24) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit KETAMINË me peshë totale: 764.3 gram.
• Nëntë (9) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit MDMA me peshë: 228.1 gram
• Shtatë (7) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit SPEED me peshë: 118.1gram.
• Dyzet e shtatë (47) tableta të dyshuara për narkotik të llojit LSD
• Njëzet e tetë (28) qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit KOKAINË me peshë totale: 15.2 gram.
• Një (1) paketim me substancë të dyshuar narkotike e llojit Kokainë me peshë: 61.2 gram
• Nëntëdhjetë e shtatë (97) copë VAPE (cigare Elektronike me përmbajte të kanabis sativa).
• Një (1) armë pistoletë 7.62 M57, me një karikator
• Një (1) armë pistoletë 7.62, me një karikator dhe shtatë (7) fishek
• Një (1) llap top ACER
• Një (1) llap top MAC BOOK
• Dy (2) peshore digjitale constant per matje në sasi të vogla.
• Një (1) paketë me qindra qese të thata për paketim,
• Dy (2) automjete.
• Një (1) motoçikletë.
• Pesë (5) telefona.
Vlera e përafërt e narkotikeve të konfiskuar me çmimin e tregut llogaritet mbi tridhje mijë euro (30.000 euro).
Vlen të potencohet se shumica e substancave narkotikeve të konfiskuar janë droga sintetike me përmbajtje të materieve shumë të rrezikshme të cilat konsiderohen shume të dëmshme për shëndetin e njeriut.
Në vendin e ngjarjes kanë dal Njësia K9 dhe njësia rajonale e Fornzikës në Prishtinë, për menaxhimin e provave materiale dhe procedurë të mëtejme.
Tre (3) të dyshuarit e arrestuar në konsultim me prokurorin janë derguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësia e antidrogës dhe prokuroria kompetente në Prishtinë.
Mund të jetë një imazh i çakmak dhe teksti
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje