Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen dy armë zjarri

Prishtinë, 13 korrik 2021 – Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për kapjen e personave që po qarkullojnë me armë pa autorizim dhe krejt kjo në funksion të parandalimit të akteve kriminale.
Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia, sot rreth orës 04:20, në fshatin Gllobarë në Drenas, ka ndaluar dy persona të dyshuar të cilët kanë provuar ti shmangen policisë.
Marrë parasysh rrethanat në të cilat ishte kryer ndalimi, policia kishte ushtruar një kontroll të detajuar ndaj të dyshuarve e si rrjedhojë edhe një bastisje në një shtëpi me ç’ rast ka arritur të gjej dhe të sekuestroj:
• Një revole të tipit EKOL Special 99,
• Një karikator, si dhe,
• Një thikë (e gjetur te të dyshuarit gjatë kontrollit).
Si rrjedhojë e progresit hetimor në rastin e mësipërm, rreth orës 08:20, policia kryer edhe një bastisje në fshatin Gllobarë, në Drenas, me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar;
• Një revole e tipit ZASTAVA,
• Një karikator, si dhe,
• Gjashtëmbëdhjetë copë fishek, të kalibrave të ndryshëm.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor për tu iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje