Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë

Prishtinë, 26 shkurt 2021 – Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.
Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot nga zyrtarët e Njësitit për Reagim të Shpejtë, gjatë kontrolleve rutinë (në dy vetura) dy lokacione të ndryshme (në rrugën “Xheladin Hana” dhe në rrugën “Selman Kadriu”) në Prishtinë, janë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri:
-një revole CZ me tre fishekë dhe
-një revole Sig Sauer me 13 fishekë
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje