Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen katër armë në rajonin e Prishtinës

Prishtinë, 20 shtator 2022 – Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon kontrollet e shtuara policore me qëllim të ruajtjes dhe ngritjes edhe më tej të nivelit të sigurisë.
Në kontekstin e kësaj, vetëm gjatë 24 orëve në katër lokacione të ndryshme ndryshme, janë gjetur dhe sekuestruar katër armë zjarri.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje