Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen pesë kilogramë marihuanë dhe arrestohet një person i dyshuar

Me datën 08.10.2025 Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Gjakovë pas pranimit të informacioneve se i dyshuari mashkull kosovar është duke kryer veprën penale blerje, shitje e substancës narkotike, ka ndërmarrë veprime të menjëhershme operative dhe hetimore të cilat kanë rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar mashkull si dhe sekuestrimin e narkotikëve të llojit marihuanë.
Në konsultim me prokurorin kompetent dhe me urdhër verbal për kontroll, DHTN, në bashkëveprim edhe me stacionin policor –Gjakovë, ka realizuar kontrollin në pronën e të dyshuarit mashkull kosovar ku janë gjetur dhe janë sekuestruar provat material, si:
· substancë e dyshuar narkotike e llojit mariuhanë me peshë totale 5043 gramë (5 kg e 43 gramë),
· 40 euro,
· 1 telefon mobil.
Lidhur me rastin, pas konsultimeve me prokurorin kompetent, është proceduar rasti ndaj të dyshuarit të lartcekur për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje