Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen substanca narkotike në Podujevë

Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.
Sot nga njësite policore të stacionit të Podujevës, në një shtëpi në rrugën “Skenderbeu” është zhvilluar një operacion ku është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit janë gjetë dhe sekuestruar sasi e substancave narkotike (132,89 gram marihuanë), peshore etj.
Ndaj personit të dyshuar, është iniciuar rast për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Statstikat e përgjithshme: 2025-06-16
0
Aksidentet Fatale
25
Aksidentet Me te Lenduar
37
Aksidentet Pa te Lenduar
2063
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
10
Arrestime
8
Ne Mbajtje