Hetuesit e Stacionit Policor Prizren kanë marr informate se një person posedon armë të kundërligjshme, lidhur me dyshimet është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me pas është marr urdhëresa për kontroll nga gjyqtari i procedurës paraprake.
Me 13.03.2025, është zbatuar urdhëresa për kontrolle të shtëpisë së dyshuarit dhe objekteve përcjellëse, gjatë kontrollit janë gjetur armë, municion dhe mjete tjera të dyshimti , konkretisht janë gjet:
– 1(një ) Pushke gjuetisë me 20 fishek
– 1(një) Pistoletë Ekoll special 99, me 20 fishek,
– 1 (një ) Pistoletë M57, me 48 fishek,
– 1 (një ) gëzhojë
– 100 (njëqind) fishek,
– 1 (një) Shufër me hapje
– 1 (një) Thikë me gjatësi tehu 21cm
Për realizimin e urdhër kontrollit, është njoftuar Prokurori i Shtetit.
Në të këtë rast janë sekuestruara armë, municione dhe mjete tjera dhe janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”.
Është me rëndësi të ceket se I dyshuari i rastit , S.M., mashkull 40 vjeçar, është arrestuar me datë 03.03.2025 për veprën penale Lëndim i Lehtë Trupor (Dhunë ne Familje) dhe i njëjti ndodhet në Paraburgimit.