Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen tre(3) armë dhe 56 fishek në Randobravë të Prizrenit, dy të dyshuar ndalohen për 48 orë

Prizren, 14.08.2025
Sot me datë 14.08.2025, pas informacionit operativ se katër të dyshuar kishin ekspozuar armë në rrjetet sociale, Sektori Rajonal i Hetimeve ka filluar hetimin e këtij rasti. Pas disa muajsh aktivitetesh hetimore, sot me urdhër të Gjykatës Komunale në Prizren është kryer kontroll i objektit të banimit të të dyshuarve në fshatin Randobravë, Prizren.
Bastisjes është kryer dhe janë kontrolluar dy (2) shtëpi dhe objektet përcjellëse, si dhe i automjeteve që ndodheshin në oborr.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dy armë të gjata, një pistoletë dhe gjithsej 59 fishekë kalibrin e ndryshme, 4 karikatorë dhe 4 gëzhojat.
Pas marrjes së deklaratave dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, dy nga katër të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje