Prishtinë, 29 nëntor 2020 – Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.
Varësisht nga tendencat e lëvizjes së veprave kriminale po ndërmerren edhe veprimet policore me qëllim parandalimin e tyre apo kapjen e të dyshuarve të përfshirë në vepra kriminale.
Kësisoj më datë 28.11.2020 rreth orës 19:00, pas marrjes së informatave në rrugë operative për të shtëna me armë zjarri në fshatin Ballaban, policia ka realizuar një operacion bastisjeje, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e tri armëve.
• Një pushkë gjysmë automatikë,
• Një pushkë gjuetie, si dhe,
• Një revole.
.
Personat e dyshuar;
– E. B mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe
– I. SH mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit ndaj tyre është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.