Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, me datën 19 shkurt 2024, mbi dyshime të bazuara dhe provave të siguruara kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar i cili në rrjete sociale kishte postuar një video- incizim ku shihej një armë zjarri.
Në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është sekuestruar ama e llojit pistoletë me katër fishek.
Ndërsa, pas intervistimit i dyshuari A. S., 20 vjeçar, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar i armës”.