Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet një armë në Torinë të Lipjanit

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Lipjanit, sot në orët e pasdites, kanë sekuestruar një armë zjarri në fshatin Torinë.
Operacioni policor është ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake nga ana e hetuesve, të cilët kanë identifikuar lokacionin dhe personin e dyshuar, i cili kishte postuar në rrjete sociale, video duke shtënë me armë zjarri.
Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme policore ndërkohë që ndaj personit të dyshuar:
S.I. mashkull, 41 vjeç është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje