Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet një armë zjarri

Prishtinë 13 korrik 2023 – Dje rreth orës 19:00, Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht zyrtarët e stacionit policor Fushë Kosovë, kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë;
▪︎ Një revole me gaz të tipit ZORAKI, e kalibrit 9mm, si dhe
▪︎ Pesë copë fishekë.
Sekuestrimi rezultoi pas një operacioni bastisjeje të kryer në rrugën “Gaula Rosi” në Fushë Kosovë.
Ndaj të dyshuarit;
▪︎ ​F. B, mashkull, 44 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtin e procedoi më tej.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje