Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet një armë zjarri

Prishtinë 04 gusht 2023 – Sot rreth orës 04:00, Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht zyrtarët e njësisë së reagimit të shpejtë, kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë;
• Një revole të tipit MAKAROV, si dhe
• Tetë copë fishekë.
Sekuestrimi rezultoi pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar që i’ u bë një të dyshuari në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë.
Ndaj të dyshuarit;
• ​L. H, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, hetuesit e stacionit policor në Podujevë, iniciuan një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtin e proceduan më tej.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje