Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet një armë zjarri – arrestohet i dyshuari

Prishtinë 09 gusht 2023 – Sot rreth orës 16:30, Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht zyrtarët e njësisë për reagim të shpejtë, kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë;
• Një revole të tipit VZOR70, të kalibrit 7.65mm, si dhe
• Shtatë copë fishekë.
Sekuestrimi rezultoi pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar që i’ u bë një të dyshuari në hapësirat e QKUK-së, në Prishtinë.
Ndaj të dyshuarit;
• ​E. H, mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i dyshuari u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje