Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet një armë zjarri dhe narkotikë nga Njësiti për Reagim të Shpejtë

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, përkatësisht Njësiti për Reagim të Shpejtë (NjRSh),- Prishtinë, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, po vazhdon kontrollet rutinë të automjeteve në lokacione të ndryshme.
Operatorët e NjRSh-së, mbrëmë kanë shoqëruar në stacion policor dy persona të cilëve gjatë kontrollit u janë gjetë dhe sekuestruar një sasi e narkotikëve të llojeve kokainë dhe marihuanë.
Ndërsa sot është shoqëruar në stacion policor, një person për posedim të paautorizuar të armës.
Ndaj të dyshuarve pas inicimit të rasteve, janë kryer procedurat në koordinim me prokurorin e shtetit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje