Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet një armë zjarri në Podujevë

Prishtinë, 29 nëntor 2020 – Sot rreth orës 14:30 policia ka marrë informatën se në rrugën “Skënder Beu” në Podujevë ka të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë pas marrjes së informatës njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para gjurmuese dhe të këqyrjes së vendngjarjes kanë arritur të gjejnë tri gëzhoja.
Ndërkohë që janë gjetur gëzhojat është zgjeruar horizonti i punës hetimore për të identifikuar personin që ka shtënë me armë.
Veprimet e shpejta hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit;
• O. M, 58 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës,
i cili është intervistuar nga ana e policisë, dhe nga i njëjti është sekuestruar;
 Një revole e tipit Browing, kalibrit 7.65 mm, nga e cila dyshohet të jetë shtënë.
Nga hetimi paraprak që policia i ka bërë kësaj ngjarjeje është ngritur versioni dyshimit se i dyshuari për arsye të një gëzimi familjar ka shtënë me armë si formë e shprehjes së gëzimit.
Policia konform rekomandimit të prokurorit të shtetit ka iniciuar një hetim ndaj të dyshuarit për rastin mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.
No photo description available.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje