Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet një armë zjarri nga një person i dehur

Prizren, 9 mars 2023
Me datën 8 mars 2023, rreth orës 18:20, Policia ka pranuar informatë se një person ndodhet në një lokal në fshatin Zhur dhe posedon një armë, ku për një moment edhe e ka ekspozuar.
Patrulla policore e Stacionit Policor të Prizrenit i është përgjigjur rastit dhe në vend ngjarje ka takuar të dyshuarin, nga i njëjti në vend ngjarje është sekuestruar një (1) pistoletë me mbishkrimin PISTOLETË P1, cal. 9 mm x19, një (1) karikator dhe pesë (5) fishekë.
I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion për procedura të mëtejme, i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit.
Për rastin është informuar polici hetues, krim teknika si dhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të mbahet për 6 orë, pastaj të intervistohet dhe të lirohet në procedurë të rregullt.
Kundër të dyshuarit është filluar hetimi edhe për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje