Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet një armë zjarri pas të shtënave në Jezerc të Ferizajt

Me datën 28.06.2026, rreth orës 20:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në fshatin Jezerc, në vendin e quajtur “Livadhet e Kishës”, ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Hetuesit, së bashku me Njësinë Reaguese, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur të dyshuarin me inicialet F.R (23 vjeç) dhe ke ai kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri (pistoletë), të cilën e kishte me leje.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me autorizim të tij është intervistuar i dyshuari dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”dhe është liruar në procedurë të rregullt hetimore.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje