Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet një pushkë në Suharekë

Prizren, 21 Mars 2023
Me datë 21 Mars 2023, rreth orës 01:20, pas një informate të marr se në një stallë bagëtish në fshatin Sllapuzhan të Suharekës janë disa persona të dyshuar, patrullat e policisë së Stacionit Policor të Suharekës ka intervenuar dhe aty ka takuar tre të rijnë, njëri nga të dyshuarit (i mitur 17 vjeçar) posedonte një pushkë, stalla ishte pronë e babait të tij.
Ekipet relevante policore dhe hetuesit e stacionit kanë dal në vend ngjarje dhe janë marr me rastin.
Në vend ngjarje është sekuestruar një pushkë përsëritëse, kalibër 7.9 mm, një karikator dhe pesë (5) fishekë të kalibrit 7.9 mm.
Kundër të dyshuarit është filluar hetimi për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës”
Në konsultim me prokurorin e krimeve të rënda rasti hetohet në procedurë te rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje