Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet një revole – arrestohet i dyshuari për dhunë në familje

Prishtinë, 22 shkurt 2021 – Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, me kujdes të veçantë dhe vëmendje të shtuar po trajton të gjitha rastet e dhunës në familje si fenomen antiligjor por edhe antisocial.
Serioziteti i trajtimit të rasteve të tilla dhe qëndrimi i policisë ndaj këtyre rasteve është rrjedhojë e marrëdhënies midis individëve dhe shtetit, me qëllim respektimin, sigurimin dhe përmbushjen e të drejtave të çdo individi apo grupi në shoqëri.
Së këndejmi rreth orës 04:00 është pranuar informata për një rast të dhunës në familje në rrugën ”Anton Arapi” në lagjen Dardania në Prishtinë, me ç’ rast falë reagimit të shpejtë policor dhe veprimeve efikase është parandaluar përshkallëzimi i pasojave të mundshme.
Ndërlidhur me rastin në vendin e ngjarjes policia ka arritur të sekuestroj;
• Një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm
• Pesë copë fishek, të kalibrit 7.62 mm, si dhe,
• Një karikator.
Ndërkohë që janë kryer veprimet policore të një hetimi preliminar, policia ka shoqëruar në stacionin policor të dyshuarin;
-P. E, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
ndaj të cilit ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe në përputhje me rekomandimin e prokurorit të shtetit të njëjtin e ka proceduar më tej.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje