Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet një revole me municion

Prishtinë, 24 nëntor 2020 – Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon punën e saj me qëllim kapjen e armëve dhe municioneve të cilat posedohen nga personat e ndryshëm.

Në kontekstin e kësaj sot më datë 24.11.2020 rreth orës 19:00, në Bresje të Fushë Kosovës policia ka ndaluar veturën Mazda me targë Kosove, dhe pas kontrollit të detajuar që policia i ka bërë veturës dhe vozitësit ka arritur që të gjej në brezin e të dyshuarit dhe të sekuestroj:

• Një (1) revole të tipit TT, – M57, kalibër 7.62 mm
• Tetë (8) copë fishek, kalibër 7.62 mm, si dhe
• Një (1) karikator

I dyshuari;

S. N, mashkull 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje