Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet një revole, një thikë dhe municion në Prishtinë

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit të Reagimit të Shpejtë, sot rreth orës 18:30, në rrugën “Hys Popova” në Prishtinë, kanë ndaluar veturë me targa vendore dhe pas një kontrolli që i është bërë personit dhe veturës, policia ka arritur që të gjejë dhe të sekuestrojë:

-një (1) revole të tipit EKOL Jackal Dual Commpact
-karikatori me dymbëdhjetë (12) fishekë si dhe
-një (1) thikë.

I dyshuari;

-P.M. mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje