Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet substancë narkotike, shoqërohen në stacion policor tre persona të dyshuar

Prishtinë, 7 janar 2022 – Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.
Mbrëmë nga njësite policore të stacionit të Lipjanit, janë shoqëruar tre persona të dyshuar, të cilëve u është gjetë dhe sekuestruar sasi të substancave narkotike që dyshohet të jenë të llojeve mariuhanë dhe kokainë.
Personat e dyshuar janë ndaluar në dy raste të ndara, derisa policia po kryente kontrolle rutinë, të automjeteve në lokacione të ndyshme të Lipjanit.
Pas intervistimit të personave të dyshuar, ndaj tyre janë iniciuar raste për posedim i paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje