Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet substancë narkotike

Prishtinë, 18 janar 2020 – Në vijim të punës për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, policia e rajonit të Prishtinës ka intensifikuar veprimet e saja në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal veçanërisht me substancat narkotike.
Kësisoj rreth orës 01:30, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë policia ka ndaluar veturën e tipit BMW, me targë Kosove me ç’ rast, pas kontrollit të detajuar që i ka bërë veturës dhe të dyshuarit, ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).
I dyshuari;
• R. K, mashkull 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
është arrestuar dhe është proceduar më tej , ndërkaq me rekomandimin e prokurorit të shtetit ndaj tij policia ka iniciuar një hetim për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje