Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet tri armë në Hajvali

Prishtinë, 07 shkurt 2022 – Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor Jugu, në tri lokacione të ndara, në Hajvali kanë sekuestruar tri armë.
Ka qenë një punë intensive e hetuesve policor ajo që ka rezultuar me identifikimin e lokacioneve dhe personave të dyshuar, të cilët kishin postuar fotografi në rrjete me armë zjarri.
Kontrollet policore në të tri lokacionet, janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarët e procedurës paraprake, ku janë gjetur dhe sekuestruar:
– Një armë me gaz e tipit Ecol Special,
– Një armë zjarri e tipit Zastava
– Një pushkë gjuetie si dhe
– lloj i veçantë i shkrepëses që është emetim arme.
Përderisa hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në stacionin Jugu në Prishtinë, ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-02
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
47
Aksidentet Pa te Lenduar
2386
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje